Futbollisti brazilian, Neymar, ka marrë vëmendjen e të ftuarve në zonën VIP në ‘El Clasicon’ miqësore ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës që u zhvillua në Miami.
Personalitete të njohura, si ylli i golfit, Tiger Woods, supermodelja Adriana Lima, lojtari i Golden State Warriors në NBA, Draymond Green e boksieri Floyd Mayweather ishin disa nga të famshmit që u fotografuan me Neymar.
Sulmuesi që mund ta ndërrojë skuadrën këtë verë, me plot dëshirë pozoi me këta yje, të cilët i kanë postuar fotografitë në profilet e tyre në rrjetet sociale.
“Në shtëpinë time të dytë me Neymarin”, kishte shkruar Adriana pranë fotografisë së publikuar në Instagram duke e mbështetur Barcelonën.
Ndryshe, Blaugranët fituan me rezultat 3-2 në atë takim. /Telegrafi/