Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ishte afër të bashkohet gjatë afatit kalimtar veror me skuadrës e Paris Saint-Germain.
Agjenti i Neymarit, Wagner Ribeiro ka deklaruar se klienti i tij kishte bisedime me kampionin e Francës gjatë këtij afati kalimtar.
Sipas agjentit të tij, sulmuesi brazilian do të fitonte një pagë marramendëse nëse do të vendoste të bashkohej me ‘sheikët’ e Parisit.
“Neymar ishte shumë afër ta mbyllte me PSG-në”, ka deklaruar fillimisht Ribeiro, transmeton Telegrafi.
“Ai do të kishte fituar 40 milionë euro në vit”, përfundoi agjenti i sulmuesi brazilian. /Telegrafi/