Site icon Telegrafi

Neymar ia prish planet Chelseat për transferime

Sipas raportimeve nga Franca, Neymar dëshiron të kalojë pjesën tjetër të karrierës së tij në Paris Saint-Germain.

Braziliani vitin e kaluar aktivizoi një klauzolë që do ta shohë kontratën e tij aktuale të skadojë në vitin 2027 dhe ai synon ta respektojë atë.

Chelsea ka shfaqur interes për nënshkrimin e 31-vjeçarit. Por, sipas The Athletic, Neymar nuk ka ndërmend të luajë për askënd përveç te PSG.

Lexo po ashtu PSG ia ofron Newcastles shërbimet e Neymarit

Sulmuesi iu bashkua kampionëve francezë nga Barcelona, ​​një tjetër klub me të cilin është lidhur shpesh, në vitin 2017.

Që atëherë ai ka luajtur 173 herë për PSG-në, duke shënuar 117 gola dhe duke dhënë 77 asistime.

Pa numrin 10 të tyre në dispozicion, PSG u eliminua nga Liga e Kampionëve me rezultat  3-0 në përgjithësi ndaj Bayern Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version