Telegrafi

Neymar ia mbyll syrin Ligës Premier: Është kampionat i madh, çdo lojtar i mirë duhet të luaj së paku një herë

Neymar (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar, ka shprehur hapur simpatinë për kampionatin anglez, Ligën Premier.

Neymar u transferua në verën e vitit 2017 nga Barcelona te PSG në një rekord botëror transferimi prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, e ardhmja e tij nuk ka reshtur asnjëherë së foluri, me Neymarin që është lidhur me një rikthim te Barcelona, transferim te Real Madridi, por edhe me skuadrat e Ligës Premier.

Lexo po ashtu Neymar përgatit largimin nga PSG dhe rikthimin te Barcelona

Kampionati anglez i pëlqen edhe vet 26-vjeçarit brazilian, i cili ia ka mbyllur syrin një kalimi në Angli, duke e cilësuar si kampionat të madh.

Neymar është njëri nga lojtarët më të mirë në botë në qarkullim (Foto: Getty Images)

“Është një garë e madhe, një nga më të mëdhatë në botë”, u përgjigj Neymar në një video të postuar në YouTube, pasi u pyet nga Benjamin Mendy i Manchester Cityt, nëse do të luante ndonjëherë në Ligën Premier.

“Nuk e dimë se si do të jemi nesër, por besoj se çdo lojtar i mirë, të paktën një ditë, duhet të luajë në Ligën Premier”.

Lexo po ashtu Carragher: E turpshme se si simulon Neymar, nuk e di si kthehen te gratë e tyre në shtëpi

“Nëse ju jeni duke luajtur atje, atëherë shpresoj që ju mund të vazhdoni të shijoni Ligën Premier sepse ju meritoni vetëm më të mirën, përqafime dhe faleminderit!”.

Ndryshe, Neymar ka shënuar 11 në Ligue 1 gola dhe 15 gola në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon, duke treguar edhe një herë që është në formë të lartë. /Telegrafi/