Telegrafi

Neymar: Me Hazardin në një ekip, do të ishin të frikshëm për kundërshtarët

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar tha se do të dëshironte të luante me belgun, Eden Hazard.

Ky i fundit, i cili aktualisht po luan për Chelsea e Londrës, raportohet se gjatë verës do të luajë në Real Madrid.

“Do të doja të luaja me Hazardin. Ai është një futbollist i veçantë, ka një lojë të ngjashme me mua dhe mendoj se do t’iu shkaktonin shumë probleme kundërshtarëve”, tha Neymar, raportojnë mediat braziliane.

Braziliani 27-vjeçar ishte i lidhur me “klubin mbretëror”, madje edhe Rivaldo, futbollisti legjendar i Barcelonës dhe Brazilit e këshilloi bashkatdhetarin të kthehet në Spanjë dhe të luajë te madrilenët.

Neymar kaloi nga Barcelona te PSG në vitin 2017 në një transferim rekord prej 222 milionë eurosh.

Ai fitoi titullin e dytë në Ligue 1 të Francës, por Liga e Kampionëve mbeti një ëndërr pasi u eliminuan këtë sezon në 1/8 e finales kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/