Site icon Telegrafi

Neymar gjithmonë e më afër Barcelonës, kjo është oferta që PSG do ta pranojë

Takimi në Paris mes klubeve PSG dhe Barcelona mund të sjell marrëveshjen e madhe, ku klubet janë afër që t’i zgjasin duart për kartonin e Neymarit.

“Ende nuk ka ndonjë marrëveshje, por ne po negociojmë, jemi shumë afër”, ka thënë menaxheri Javier Bordas pas mbërritjes në Barcelona nga Parisi.

Arsyeja e kësaj deklarata të Bordas është oferta e fundit e Barcelonës.

Neymar . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Katalanasit kanë afruar 100 milionë euro dhe Ousmane Dembelen e Nelson Semedon, shkruan Le Parisien.

Ousmane Dembele . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Një marrëveshje e tillë pritet të pranohet nga drejtuesit e francezëve që duan të zgjidhin situatën sa më shpejt me Neymarin.

Lexo po ashtu Zyrtari i Barcelonës pas takimit me kolegët e PSG-së: Jemi afër marrëveshjes për Neymarin

Braziliani do të largohet pas nuk dëshiron të luajë me francezët, prandaj dhe kryesia e klubit duan ta largojnë pasi kontributi i tij është zero.

Nelson Semedo . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Katalanasit nga krahu tjetër kanë arritur të bindin Dembelen të transferohet në Paris, duke qenë se ishte ai më herët nuk ka pranuar kalimin në klubin parisien. /Telegrafi/

Exit mobile version