Neymar ka kundërshtuar zërat që e lidhin me Real Madridin, duke thënë se është i lumtur te PSG.
Nga Doha, ku po qëndroj PSG, Neymar ka thënë se synon të fitojë ‘Topin e Artë’.
“Jam shumë i lumtur te PSG-ja. Po luajmë mirë dhe po arrijmë rezultatet, ndërsa personalisht mund të them se jam përshtatur më shpejt nga sa e mendoja”.
“Synoj të fitoj ‘Topin e Artë’, por e di se është shumë e vështirë. Duhet të fitoj me skuadrën fillimisht, pastaj edhe Botërori”.
“Nëse triumfojmë në Rusi me Brazilin, por edhe në Ligën e Kampionëve me PSG-në, atëherë besoj se të tjerat vijnë vetë”, ka thënë Neymar.
Neymar ka ardhur te PSG-ja në verë për shifrën e 222 milionë eurove nga Barcelona.
Ai pritet të jetë në garë për vitin 2018 me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon. /Telegrafi/