Site icon Telegrafi

Neymar flet për herë të parë për foton me Piquen, ku mbrojtësi tha se do të qëndrojë

Neymar ka treguar se i kishte thënë tashmë ish-shokut të skuadrës, Gerard Piques, që të mos e postonte foton me mbishkrimin do të qëndrojë. 

Brazili sot u prezantua të skuadra e tij e re PSG që do të paguajë hiq më pak se 222 milionë euro.

Javët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara me shkrime në internet, ndërsa ai që bëri bujë më shumë ishte i Piques, kur e postoi një foto me Neymarin dhe mbishkrimin: “Do të qëndrojë’.

Neymar e ka pasur sot rastin ta sqarojë edhe këtë episod.

Lexo po ashtu Al-Khelaifi: Neymar lojtari më i mirë në botë, do ta fitojmë bashkë Ligën e Kampionëve

“Ishte moment relaksues,  ishim duke ngrënë drek së bashku. I thash të mos e postojë”.

“Disa tifozë të Barcelonës kanë të drejtë të jenë të mërzitur”.

“Mendoj se e kam mbyllur kapitullin tim te Barcelona, kam fituar shuëm trofe… Nuk mund t’i bëjë të gjithë të lumtur”

“Ajo çfarë mund të them është, faleminderit tifozëve të Barcelonës për miqësinë”, ka thënë Neymar gjatë prezantimit. /Telegrafi/

Exit mobile version