Telegrafi

Neymar flet edhe për rikthimin te Barcelona në dokumentarin e tij

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka folur për nocionin e rikthimit të shumëpërfolur te Barcelona.

Superylli brazilian është larguar nga Barcelona për gati pesë vjet pasi u largua për në Paris Saint-Germain në vitin 2017.

Që nga momenti i lëvizjes, Neymar ka fituar tre tituj të Ligue 1 dhe një numër trofesh tjerë, megjithëse ai është ende duke pritur për trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi e ka fituar të parën në Barcelonë.

Lexo po ashtu “Kam pasur momente shumë të lumtura, por edhe shumë kaos në jetën time” - për çfarë flitet në dokumentarin e yllit brazilian “Neymar: The Perfect Chaos”

Dhe në moshën 29-vjeçare, ka pyetje nëse Neymar do të konsideronte një largim nga PSG, dhe ndoshta edhe një rikthim në Barcelonë.

Por, Neymar thotë se është më i lumtur që është larg Barcelonës, duke sugjeruar se një rikthim nuk është në plan të fundit.

“Kur mora vendimin të largohesha nga PSG, nuk ishte për shkak të një tifozi apo një klubi. Është sepse pashë se ndihesha më mirë diku tjetër”, ka thënë fillimisht Neymar në dokumentarin e tij në Netflix.

“Kurrë nuk kam pasur asgjë kundër tifozëve të PSG-së, as kundër vetë klubit. Nuk ka qenë kurrë kështu”.

Lexo po ashtu Biseda e tensionuar e Neymarit me babanë e tij: Nuk më pëlqen se si u flet njerëzve

“Është e kundërta. I jam shumë mirënjohës, jemi në të njëjtën anë, mbrojmë të njëjtën fanellë. Unë jam këtu për të ndihmuar”, përfundoi braziliani.

Neymar është i lidhur me PSG-në deri në vitin 2025 me opsionin e një viti tjetër dhe duket se ai është i etur për të sjellë një Ligë të Kampionëve në Paris.

Braziliani nënshkroi një kontratë të re vetëm sezonin e kaluar dhe ka shumë pak gjasa që të shkojë diku së shpejti. /Telegrafi/