Telegrafi

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërsa Kupa e Amerikës është duke u zhvilluar, ylli i Brazilit Neymar Junior e gjen veten jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Kjo gjë i jep atij kohë të bollshme të lirë për aktivitete jashtë fushës, si intervistat me blogerët në YouTube dhe TikTok.

Gjatë një prej tyre, sulmuesi i Al Hilal u pyet se kush është lojtari më i shëmtuar me të cilin ka luajtur ndonjëherë.

Lexo po ashtu Nuk janë qetësuar gjërat mes tyre: Neymar sulmon Mbappen nga dy postime në Instagram

“Epo, janë mjaft… më lejoni të mendoj për një moment. Me gjithë respektin e duhur… Vinicius Junior”, deklaroi ai dhe shpërtheu në të qeshura. “Të dua, Vini”.

Për fat të mirë, nuk është pamja fizike ajo që ju fiton trofe. /Telegrafi/