Telegrafi

Neymar e ka thirrur pesë herë Barcelonën për t’u rikthyer

Foto: Marca

Sulmuesi brazilian, Neymar thuhet se dëshiron rikthimin te ish-skuadra e tij, Barcelona.

Bashkimi me Paris Saint-Germain është diçka që Neymar e ka përjetuar me keqardhje dhe tani ka ndryshuar mendje.

Ylli brazilian thuhet se ka thirrur plot pesë herë Barcelonën në një përpjekje për t’u rikthyer në Camp Nou.

Lexo po ashtu Messi: Dua rikthimin e Neymarit dhe të punoj përsëri me Guardiolan

Neymar është i dëshpëruar me lëvizjen e tij në Paris dhe ka nostalgji për ish-skuadrën e tij, Barcelonën.

Neymar ka fituar shumë trofe te Barcelona

Babai i lojtarit ka folur drejtpërdrejt me presidentin Josep Maria Bartomeu, duke iu lutur katalunasve që t’ia ofrojnë djalit të tij rikthimin në klub.

“Ai është i zhgënjyer dhe i vjen keq”, raporton mediumi El Mundo fjalët që babai i lojtarit i thoshte presidentit të Barcelonës.

Lexo po ashtu Fillojnë takimet për kthimin e Neymarit te Barcelona

Lojtari gjithashtu beson se te PSG mungon “një projekt sportiv”, për dallim nga Barcelona që çdo vjet synon të gjithë titujt.

Neymar e la Barcelonën në një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh në verën e vitit 2017. /Telegrafi/