Neymar ka thënë se ai do të pëlqente të kishte Cristiano Ronaldo si shok skuadre te Barcelona.
Emri i sulmuesit brazilian është lakuar edhe për një kalim te Real Madrid gjatë muajve të fundit, ku është parë si zëvendësuesi i mundshëm i Ronaldos, por sipas Neymar do të ishte më mirë që portugezi të vinte shkonte te Barcelona.
Në një deklaratë për “A Bola”, Neymar pohoi “Unë jam fans i Cristiano Ronaldos, ai është legjendë. Unik në rolin e tij. Do të ishte shumë mirë nëse vjen te Barcelona.”
Më pas, i pyetur nëse Pep Guardiola ose Jose Mourinho mund ta bindte të shkojë në Ligën Premier, Neymar u përgjigj “I admiroj të dy këta trajnerë. Por trajneri im është Luis Enrique dhe unë mbroj ngjyrat e Barcelonës.”