Site icon Telegrafi

Neymar: Duhet ta kisha fituar Topin e Artë gjatë viteve të mia në PSG

Sulmuesi i Al Hilal, Neymar ka pohuar se ai e meritonte Topin e Artë gjatë kohës së tij në Paris Saint-Germain, duke përmendur performancat e tij kulmore në klub.

Mungesa e Topit të Artë si duket i ka mbetur peng yllit brazilian, Neymar, i cili beson se gjatë kohës te PSG e ka merituar ta fitonte.

“Isha në maksimumin tim kur luaja për PSG-në. Duhet të kisha fituar Topin e Artë për mënyrën se si performova atje, por dëmtimet ishin problem dhe më penguan”, ka thënë Neymar.

Sulmuesi brazilian ka reflektuar edhe për ambiciet e tij në karrierë.

“Sigurisht, çdo lojtar ëndërron të fitojë Topin e Artë, por mospasja e tij nuk është fundi i botës”, përfundoi ylli brazilian.

Neymar luajti për PSG-në nga viti 2017 deri në vitin 2023, përpara se të bënte një lëvizje të profilit të lartë te Al Hilal në Arabinë Saudite. /Telegrafi/

Exit mobile version