Site icon Telegrafi

Neymar befason me deklaratat e tij për Barcelonën

Sulmuesi brazilian, Neymar ka theksuar se është shumë i lumtur te Paris Saint-Germain, edhe pse e ka ditur që do të jetë e vështirë ta lësh Barcelonën.

Neymar u transferua më herët këta muaj te PSG për një shifër rekorde të transferimeve botërore prej 222 milionë eurove.

Lexo po ashtu Publikohet çeku 222 milionësh që theu klauzolën e Neymarit (Foto)

Kalimi i tij bërë bujë të madhe, ku shumë filluar ta ‘gozhdojnë’ duke i thënë se kur të largoheni nga Barca do vdisni, por brazilian thekson se është më i gjallë se kurrë.

“E kam ditur që do të jetë e vështirë ta lë Barcelonën, por jam shumë i lumtur këtu [Paris]”, ka thënë fillimisht Neymar për Canal+.

Lexo po ashtu Pique: E dija se Neymari do largohej, e vendosi në dasmën e Messit

“Njerëzit mendojnë se kur largoheni nga Barca është si të vdisni, por jo, kjo është e kundërta. Jam më gjallë se kurrë”.

“Unë po luaj, jam i lumtur dhe futbolli në çdo vend është njësoj. Vetëm shteti, qyteti dhe skuadra më ka ndryshuar”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version