Telegrafi

Neymar do Barcën, babai i tij do PSG-në?

Raportimet në Brazil aludojnë se Neymar dëshiron rinovimin sa më shpejt me Barcelonën, por këtë po e bllokon babai i tij.

AS citon UOL Esporte duke raportuar se babai dhe djali janë të ndarë për të ardhmen, pasi që Neymar është i lumtur në Camp Nou dhe dëshiron të qëndrojë.

Nga ana tjetër babai po insiston që të kalojë te PSG sepse atje ka ofertën prej 40 milionë eurosh në vit.

Neymar po ashtu i është premtuar roli i yllit pas largimit të Ibrahimovicit.

Por, lojtari dëshiron të qëndrojë dhe të mos largohet. /Telegrafi/