Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka arritur në Camp Nou.
Ai është shfaqur me fanellën e Chapecoenses në nderim të klubit brazilian që pësoi aksident tragjik ajror para arritjes në Medellin të Kolumbisë për finalen e Kupës së Amerikës së Jugut.
Neymar teksa po hynin edhe bashklojtarët është parë në krah me fanellën e Chapecoenses dhe nuk dihet nëse ai do ta bart nën fanellën e Barcelonës që nëse shënon gol të festojë për Chapecoensen, shkruan Telegrafi.
Edhe një orë ka mbetur deri te fillimi i duelit të madh mes Barcelonës dhe Real Madridit.
📍 Camp Nou #fcblive #ForçaBarça #ElClasico pic.twitter.com/EarA2zBliK
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 3, 2016