Telegrafi

Neymar, armiku i ri i Barcelonës: Zbulohet si ai është futbollisti i PSG-së që e telefonoi Messin për tu bashkuar me të në Paris

Ka kaluar kohë gjatë që kur Neymar u dhuronte buzëqeshje tifozëve të Barcelonës, ndërsa tani ai mund të jetë kthyer në armiku numër një të tyre.

Kjo pasi ylli brazilian thuhet se ka thirrur Lionel Messin, duke tentuar ta bind argjentinasin që të bashkohet me të në PSG.

Sipas L’Equipe, Neymar i bëri personalisht thirrjen dhe i tha argjentinasit “duhet të vish”, duke i treguar edhe detaje si është të jetosh në Paris dhe të jesh pjesë e projektit të PSG .

Nuk është sekret që Neymar po ëndërron një ribashkim me ish-shokun e tij të skuadrës, duke deklaruar edhe publikisht disa muaj më parë.

“Do të doja të luaja përsëri me Messin, ajo që dua më shumë është të kënaqem duke luajtur përsëri me të në fushë”.

“Unë dua të luaj përsëri me të. Sigurisht që vitin e ardhshëm do të duhet ta bëjmë këtë”, kishte thënë ai pasi ndeshjes me Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta do të përpiqet të bindë Messin të mbetet në “Camp Nou”, me argumente që mund të sjellë lojtarë si Sergio Aguero dhe Erling Haaland. /Telegrafi/