Telegrafi

NextSEO priti CEO-n e Allianz Global Assistance, diskutojnë zgjerimin e bashkepunimit

Kompania kosovare NextSEO të martën priti në zyrat e saj qendrore në Prishtinë shefin ekzekutiv të Allianz Global Assistance për operacionet e kompanisë në Austri dhe Evropën Juglindore, Christoph Heissenberger.

Ky takim vjen në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit më të fundit të NextSEO dhe gjigantit gjerman të Allianz. Qëllimi i vizitës forcimi i marrëdhënieve dhe njëkohësisht vlerësimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit në mbarë Evropën Juglindore ku Allianz Global Assistance është aktive me shërbimet e saj.

Ndërsa, flasim për NextSEO-n duam të nënvizojmë një nga arritjet më të spikatura siç ishte bashkëpunimi me një kompani gjermane mjaft të njohur në fushën e sigurimeve të udhëtimeve dhe sektorit të turizmit, Mawista.

Bashkëpunimi i parë me Allianz filloi me filialin gjerman në Shkurt 2013-së. Dy vite më pas dhe pikërisht në ditët e para të gushtit nga shërbimet e NextSEO do të fillonte të përfitonte dhe Allianz AT.

Allianz Global Assistance ka operacione në 34 shtete ndërsa në Evropën Juglindore është prezent në Kroaci, Serbi, Rumani, Hungari, Bullgari, Bosnje dhe Greqi. Shërbimet e saj konsistojnë në fushën e sigurimeve të shëndetit dhe udhëtimeve.

Për NextSEO-n çdo gjë filloi në vitin 2009 kur edhe u themelua. Shërbimet e saj janë të orientuara drejt marketingut online dhe përshtatjes së ueb-faqeve për makinat kërkuese. (PCWorld Albanian). /Telegrafi/