Telegrafi

Nexhmije Pagarusha me mesazh përshëndetjeje për Aurela Gaçen (Video)

Këngëtarja Aurela Gaçe së fundmi është befasuar me një mesazh të veçantë përshëndetjeje.

E madhja Nexhmije Pagarusha, i ka dërguar asaj një mesazh me video, duke e përshëndetur me fjalët: “Për Aurelën time më të dashur që e kam”.

Kjo e fundit, e mrekulluar nga befasia që i është bërë, vendosi të ndajë me fansat vetëm një pjesë të shkurtër të kësaj videoje.

“Kur të vjen një video përshëndetje nga legjenda e gjallë e muzikës Shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Ndihem e përkëdhelur shumë (përmbajtjen po e mbaj për vete), Fadil Berisha, ti ishe njeriu që bëre të mundur takimin me të 10 vjet më parë”, ka shkruar Aurela në Instagram.

Përndryshe, Aurela Gaçe është shquar gjithmonë për zërin e saj potent, dhe gëzon respekt të madh nga kolegët e saj. /Telegrafi/