”23Lajme” bën të ditur se Newsweek-u serb, që është botim i revistës amerikane me renome, i ka kushtuar një reportazh Maqedonisë, të titulluar ”Parajsë për investuesit – ferr për punëtorët”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj analize, Maqedonia është një vend me punëtorë që paguhen lirë, kurse pushteti nuk hamendet në tërheqjen e investuesve. Reportazhi i Newsweek është bërë në një investim të jashtëm në Kavadar, ku një punëtorë dëshmon se punon për 180 euro, se ka vetëm 20 minuta pushim, kurse klimat në fabrikë nuk lëshohen në përdorim, me qëllim kursimin e rrymës elektrike./Telegrafi/