Ferland Mendy nuk e ka të ardhmen të sigurt në Madrid dhe mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.
Mbrojtësi francez nuk është se ka qenë një titullar i padiskutueshëm këtë edicion, pasi pozita e tij në formacionin e Los Blancos ka filluar të lëkundet.
27-vjeçari ka zhvilluar vetëm 17 ndeshje këtë edicion me Real Madridin ku ka kontribuar me një asistim.
Skuadra angleze Newcastle United e ka fituar në listën e dëshirave francezin dhe dëshiron ta transferoj atë qysh në janar.
The Sun ka raportuar se ‘Laraskat’ e kanë testuar Real Madridin me një ofertë prej 30 milionë euro për mbrojtësin francez.
Kjo ofertë duket e ulët nga klubi anglez dhe pritet të refuzohet nga madrilenët të cilët për ta lënë të lirë ylli e tyre kërkojnë mbi 40 milionë euro.
Vlen të theksohet se në garë për Mendyn janë edhe skuadra tjera si Juventus, Manchester City dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/