Newcastle United do të kërkojë të nënshkruajë një sulmues shumë të vlerësuar që cilësohet si “Paulo Dybala i ri” në afatin kalimtar të janarit.
Ndonëse aktualisht janë në vendin e gjashtë në Ligën Premier, Magpies po kalojnë nëpër disa javë të vështira. Ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas humbjes nga Milani ndërsa një humbje me penallti në gjysmëfinalen e Carabao Cup kundër Chelsea nuk i vë në pozicion të mirë.
Por, gjendja shpirtërore në klub mund të jetë gati të ndryshojë, me nënshkrime të reja të paralajmëruara për afatin e ardhshëm. Lojtarë të tillë si Alexander Isak, Sandro Tonali dhe Bruno Guimaraes i janë bashkuar të gjithë Newcastle që kur Fondi i Investimeve Arabe bleu klubin në fund të vitit 2021, dhe Magpies duket se kanë identifikuar superyllin e ardhshëm të destinuar të luajë në St. James’ Park.
Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Newcastle do të synojë nënshkrimin e Matias Soule në janar, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone nga Juventusi.
Një krah i djathtë me këmbë të majtë, aftësia e Soule në driblim e ka bërë atë të krahasohet me bashkatdhetarët Paulo Dybala dhe Angel Di Maria, dhe ka luajtur në Serie A këtë sezon me gjashtë gola dhe një asistim në 15 ndeshje.
Juventusi ka mbajtur sytë afër lojtarit të tyre, por tani thuhet se janë të gatshëm ta lënë 20-vjeçarin të largohet në janar për çmimin e duhur. Gazzetta dello Sport sugjeron se rreth 25 milionë euro nevojiten për të tunduar Zonjën e Vjetër për të bërë një shitje, një tarifë që Newcastle United me siguri do të ishte i gatshëm ta paguante për një anësor kaq të talentuar. /Telegrafi/