Newcastle United po shikon për disa transferime të mëdha, pas blerjes së klubit nga sheikët e Arabisë Saudite.
Klubi anglez pritet që në janar t’i bëjë disa prurje të reja, derisa në mediat ndërkombëtare flitet për disa emra.
Një i tillë është edhe ai i sulmuesit të Chelseat, Timo Werner që nuk po ka shumë hapësirë në formacionin e Thomas Tuchel.
Me ardhjen e Romelu Lukakut nga Interi në transferimin rekord te The Blues, gjermani nuk po luan standard, andaj kjo situatë ka bërë që disa klube të interesohen për të.
Newcastle është futur së fundmi në garë dhe dëshiron të bëjë ofertë për të në afatin kalimtar të janarit.
Interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichu, por që vëmendja do të jetë te klubi nga Liga Premier, pas marrjes nën pronësi të sheikëve. /Telegrafi/