Telegrafi

Newcastle rivalizon Interin dhe Atleticon për Marcos Alonson

Marcos Alonso . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Marcos Alonso pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet këtë verë nga Chelsea.

Mbrojtësi spanjoll e ka humbur vendin e titullarit dhe ka kërkuar largimin nga klubi londinez.

Trajneri Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e tij, teksa për këtë pozitë synohet transferimi i njërit mes Ben Chilwell ose Nicolas Tagliaficios.

Spanjolli mund të mbetet përsëri në Ligën Premier, pasi Newcastle United po mendon ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar veror.

Marcos Alonso . (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

‘Laraskat’ pritet të bëhen me pronar të rinj, ndërsa Alonso me përvojën e tij mund t’i ndihmojë shumë për edicionin e ri.

The Sun raporton se klubi anglez është gati të shpenzojë deri në 25 milionë euro për transferimin e Alonsos në ST James Park.

Vlen të theksohet se në garë për reprezentuesin spanjoll janë edhe dy skuadrat e mëdha Inter dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/