Telegrafi

Newcastle me pronar të ri, Allegri favorit kryesor për stolin

Ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, Max Allegri është favoriti kryesor që ta marr drejtimin e Newcastle United në sezonin e ardhshëm. 

Sipas The Sun, tashmë pritjet janë të mëdha që Allegri të emërohet trajneri i Neëcastle në edicionin 2020-21.

Klubi i Newcastle do të shitet me gjasë për 350 milion euro nga pronari Mike Ashley që ka arritur marrëveshje me ‘PCP Partners’ që thuhet se janë si ndërmjetësues për kompaninë publike nga Arabia Saudite ‘PIF’.

Allegri shpesh ka thënë se do të dëshironte të punonte në Ligën Premier dhe ka mësuar anglisht për këtë gjë.

Pavarësisht se fitoi pesë tituj radhazi në Serie A dhe arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, Allegri u shkarkua nga Juventusi verën e kaluar për t’i lëshuar rrugë Maurizio Sarrit.

Trajneri ka qenë i lidhur vazhdimisht me klube si Manchester United, Arsenal, Real Madrid, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Trajner aktual i Neëcastle United është Steve Bruce. /Telegrafi/