Telegrafi

Newcastle projekton transferimin e Kroos

Newcastle United po tenton të transferojë Toni Kroosin nga Real Madridi në janar ose në verën e vitit të ardhshëm.

Klubi nga Liga Premier me kalimin nën pronësi të sheikëve nga Arabia Saudite, po planifikon të shpenzojë shuma të mëdha.

Andaj, sipas asaj që raporton El Nacional, The Magpies duan ta transferojnë Kroosin qysh në afatin e janarit.

Por, duket ditur se është një operacion i vështirë, jo se Los Blancos nuk duan ta shesin lojtarin, por që është në mes të sezonit.

Kështu, Newcastle duhet të pres deri në verën e vitit të ardhshëm, për të transferuar Krossin.

Skuadra raportohet se është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro për 31-vjeçarin që nuk shihet më në planet e Real Madridit. /Telegrafi/