Newcastle United ka krijuar një listë dëshirash me pesë lojtarë për afatin kalimtar të janarit, pasi ekipi synon të përforcohet për të mos rrezikuar rënien nga Liga Premier.
Klubi anglez tani financohen mirë pas marrjes së pronësisë së klubit nga një konsorcium i udhëhequr nga Arabia Saudite këtë sezon.
Skuadra nuk gjendet mirë në renditjen tabelore duke rrezikuar rënien nga kategoria elitare dhe tani drejtuesit synojnë përforcimin për të shmangur më të keqen.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, kreu i rekrutimit Steve Nickson po punon për transferime të reja me menaxherin e ardhur së fundmi Eddie Howe.
Lista e tyre e dëshirave për transferimet e afatit kalimtar të janarit përfshin pesë lojtarë.
Mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny, ylli i Bournemouth, Lloyd Kelly, mbrojtësi i Tottenhamit, Joe Rodon, qendërmbrojtësi i Lille, Sven Botman dhe gjermani Matthias Ginter janë lojtarët që synohen të transferohen në janar.
Nëse Newcastle mund t’i bindë këta lojtarë që të largohen nga klubet e tyre në mes të sezonit për një luftë për rënie është një çështje tjetër, por asnjeri nga ta nuk është i pa-transferueshëm. /Telegrafi/