Telegrafi

Newcastle përballet me konkurrencë serioze për Armando Brojën, Southamptoni në avantazh për transferimin e shqiptarit

Newcastle United është në kërkim të opsioneve të sulmit pas përforcimit në prapavijë këtë verë. Shqiptari Armando Broja konsiderohet objektiv i lartë në mesin e atyre që janë përgjegjës për biznesin e transferimeve në St. James’ Park dhe është shfaqur si një objektiv kyç në javët e fundit.

Ylli i Chelseat, 20-vjeçari shqiptar dëshiron futboll të rregullt në ekipin e parë sezonin e ardhshëm pasi e mbajti veten në Southampton në formë huazimi muajt e fundit.

Raportet sugjerojnë gjithashtu se Broja nuk ka ndërmend të largohet nga Blutë në huazim dhe dëshiron të largohet përgjithmonë nga Stamford Bridge nëse Thomas Tuchel nuk është i përgatitur ta përdorë atë.

West Hami ka qenë duke kryesuar garën në javët e fundit ndërsa David Moyes vështron fuqinë e sulmit këtë verë. Evertoni është një tjetër klub i Ligës Premier që ka regjistruar një interes në këtë afat kalimtar.

Klubet italiane kanë pasur një interes afatgjatë për Brojën dhe kanë zhvilluar bisedime me agjentin e tij në muajt e kaluar. Milani, Napoli dhe Atalanta janë ndër klubet e Serie A që kanë kërkuar.

Por, Southampton do të jetë i sigurt se mund ta bindë Brojën të kthehet në St. Mary’s me një marrëveshje të përhershme. Trajneri Ralph Hasenhuttl ka folur hapur për admirimin e tij për sulmuesin dhe dyshja gëzonin një marrëdhënie të mirë gjatë periudhës së fundit të huazimit.

Agjenti i Brojës ka gjithashtu lidhje të ngushta me klubin anglez. Ish-ylli i Southamptonit, Ryan Bertrand luan një rol në agjenci, ndërsa dy nga klientët e tyre, Oliver Wright dhe Dynel Simeu, janë gjithashtu në librat e klubit.

Chelsea fluturon për në Amerikë më vonë këtë muaj dhe Broja kërkon garanci për të ardhmen e tij përpara fundit të muajit. Pronari i ri i klubit, Todd Boehly ka zhvilluar bisedime me lojtarin këtë javë.

Newcastle shpreson të shtojë më shumë gola për skuadrën e tyre në javët e ardhshme dhe po ndjek një numër objektivash aktualisht. Moussa Diaby dhe Anthony Gordon janë dy lojtarë tjerë që janë lidhur ditët e fundit. /Telegrafi/