Newcastle United pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme me pronar të ri.
Klubi i famshëm anglez është pranë shitjes tek Mohamed bin Salman që është Princi i Kurorës në Arabinë Saudite.
‘Laraskat’ pritet të bëhen njëri nga klubet më të fuqishme në Angli, duke parë edhe shpenzimet që pritet të bëhen nga drejtuesit e ri të klubit.
Në vitin e tij të parë te Newcastle, Bin Salman nuk pritet të transferojë yje të mëdha, por megjithatë transferimet bombastike nuk do të mungojnë.
Manchester United është klubi më i rrezikuar nga Newcastle, pasi dy objektivat e mëdha të Djajve të Kuq mund të përfundojnë në St James Park.
The Sun ka raportuar se trajneri i ri i Newcastles pritet të jetë Mauricio Pochettino i cili ka synon transferimin e dy yjeve të Ligës Premier.
Fjala është për mesfushorët Jack Grealish i Aston Villës dhe James Maddison të Leicester Cityt, dy lojtarët që kërkohen me ngulm nga Djajtë e Kuq.
Për dy mesfushorët anglez, Newcastle pritet të shpenzojë rreth 100 milionë euro për transferimin e tyre.
Gjithsesi përveç këtyre lojtarëve, klubi anglez ka në listë edhe lojtarë në përfundim të kontratave si Edinson Cavani e Willian, ndërsa për mbrojtjen synohet Jerome Boateng i Bayern Munich.
Pronarët e rinj të klubit anglez synojnë që të ndërtojnë një skuadër të mirë që mund t’i arrijë garat evropiane, e nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë në afatin kalimtar veror të vitit 2021 synohen emrat më të mëdhenj të futbollistëve. /Telegrafi/