Site icon Telegrafi

Newcastle një opsion për Kristjan Asllanin, anglezët e duan që në janar

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, mund të largohet nga Serie A gjatë afatit të janarit, me Newcastle që është shtuar në listën e ekipeve që e duan. 

Mediat italiane kanë shkruar shumë për mungesën e minutave për mesfushorin shqiptar, duke bërë që ai të kërkojë largimin.

Sipas Tuttomercatoweb, Asllani pritet të huazohet në Ligën Premier te Newcastle.

Trajneri Simone Inzaghi nuk po llogarit shumë në shërbimet e Asllanit 20-vjeçar, i cili u transferua nga Empoli dhe u pa si zëvendësues i Marcelo Brozovicit.

Asllani ka zhvilluar 180 minuta në tetë ndeshje në të gjitha garat për Interin.

Në anën tjetër Newcastle është një klub me pronar të rinj dhe ka investuar dukshëm për të rregulluar skuadrën në dy afatet e fundit kalimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version