Newcastle United duket se nuk është më i interesuar për Marcelo Brozovic, por Interi është gati të shesë për 25 milionë euro, të sjellë Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio ose, më realisht, Davide Frattesi nga Sassuolo.
Kroati është nën kontratë me Nerazzurrët deri në qershor 2026, por Beppe Marotta dhe Piero Ausilio janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për 30-vjeçarin, i cili nuk është më ‘i paprekshëm’.
Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Interi është i hapur për të shitur Brozovic për 25 milionë euro në verë.
Brozovic-Inter, aria d’Arabia: per 25 milioni può partire, i piani per sostituirlo #calciomercato https://t.co/uFNxaTatQj
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 13, 2023
Ndërmjetësuesit që punojnë në emër të Newcastle thuhet se kishin kontaktuar me Interin dhe lojtarin gjatë javëve të fundit, por nuk pritet të bëjnë një ofertë së shpejti.
Sipas raportit, Newcastle ‘duket se janë tërhequr’ nga gara për të nënshkruar me Brozo, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të konsiderojnë të bëjnë një ofertë më vonë në afatin kalimtar.
Ky raporton shton se disa klube saudite kanë shfaqur kohët e fundit interes për Brozovic, pavarësisht mohimeve të Interit.
Nëse Brozovic largohet, Milinkovic-Savic i Lazios do të bëhet objektivi kryesor i Interit, por serbi ka një çmim të lartë, kështu që Frattesi i Sassuolos, duket si një objektiv më realist.
Reprezentuesi italian tha të martën, gjatë një konference për shtyp se Nicolo Barella është një nga modelet që ndjek dhe se, nëse largohet nga Sassuolo, ai do të ketë përparësi një lëvizje në një tjetër klub të Serie A. /Telegrafi/