Site icon Telegrafi

Newcastle kërkon Pepen si transferimin e parë të madh në janar

Nicolas Pepe është njëri nga dështimet më të mëdha në histori të Arsenalit.

Sulmuesi afrikan u bashkua me skuadrën londineze në verën e vitit 2019 nga Lille për shumën e 80 milionë eurove, por pa mbushur pritshmëritë.

Pepe nuk është një titullar te Arsenali dhe skuadra londineze po pret ofertën e duhur për ta shitur atë.

Newcastle United është skuadra që ka shfaqur interesim për transfeirmin e tij në janar dhe ‘Laraskat’ janë duke bërë gati një ofertë.

Mediat në Ishull kanë raportuar se Newcastle është gati të shpenzojë 35 milionë euro për transferimin e Pepes në St James Park gjatë afatit kalimtar të janarit.

26-vjeçari këtë edicion është paraqitur në nëntë ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version