Telegrafi

Newcastle ka bërë ofertën më të lartë deri më tani për Zaniolon

Newcastle United ka ofruar deri më tani shumën më të lartë për Nicolò Zaniolon, që thuhet se arrin deri në 35 milionë euro, ndërsa Milani dhe Tottenhami vazhdojnë të jenë të interesuara.

Sulmuesi e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Stadio Olimpico dhe ka kërkuar që të mos përfshihet në skuadër për udhëtimin e tyre te Spezia.

Kontrata e tij zgjat deri në qershor 2024 dhe Giallorossët janë të vendosur ta lënë të shkojë vetëm nëse huazimi ka detyrim blerje.

Deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë propozimin e duhur, pasi Tottenhami është i lidhur me paraqitjet dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa oferta e Milanit ka në klauzolë një vend në top katërshen e Serie A.

Sipas Calciomercato.it, Newcastle United ka bërë ofertën më të lartë deri më tani për Zaniolo, duke arritur në 35 milionë euro, por do të ishte një hua me detyrim blerje vetëm nëse lojtari luan 75 për qind të ndeshjeve këtë sezon.

Kjo nuk është e pranueshme, pasi Roma kërkon të paktën 30 milionë euro me blerje të garantuar deri më 30 qershor. /Telegrafi/