Telegrafi

Newcastle i gatshëm t’i ofrojë një pagë të majme Mauricio Pochettinos vetëm që të bëhet trajner i tyre

Duket se tifozët e Newcastle United kanë filluar të ëndërrojnë për një etapë të re të klubit të tyre.

Mike Ashlyey ka bërë të ditur se ai do të shesë klubin në javët e ardhshme, derisa kërkon 350 milionë euro.

Princi nga Arabia Saudite, Mohammed bin Salamn që ka një pasuri rreth 250 miliardë dollarë, ka shprehur dëshirën që të blejë Newcastlen.

Me marrjen e klubit në pronësi, skuadra angleze pritet që t’i bëjë disa transferime të mëdha, derisa kërkojnë që Mauricio Pochettino të jetë trajneri i tyre.

Lexo po ashtu Pronarët e rinj të Newcastle kanë gati listën – në të tre lojtarë dhe katër trajnerë të njohur

Argjentinasi është aktualisht i pa punë, pas shkarkimit nga Tottenham Hotspuri në fund të vitit të kaluar, derisa Magpies thuhet se do t’i ofrojnë një pagë prej  19 milionë euro në sezon.

Sipas Daily Mail, kjo pagë do të bënte Pochettinon trajnerin e tretë më të paguar në botë, derisa do të ishte i dyti më i paguari në Ligën Premier. /Telegrafi/