Kryzystof Piatek po i numëron ditët e fundit si futbollist i Milanit.
Ardhja në skuadër e Zlatan Ibrahimovicit i ka shuar të gjitha shpresat e polakut se do të vazhdoj edhe më tej si pjesë e Milanit.
Rossonerët janë të interesuar ta largojnë menjëherë në janar Piatekun, pasi hapësirat për të do të jenë minimale.
Borussia Dortmund, Roma, Napoli, Samdoria e Atletico Madrid janë skuadrat që kanë shprehur interesim për të.
Por së fundmi garës fuqishëm i është bashkuar skuadra angleze Newcastle United.
‘Laraskat’ kanë dërguar një ofertë prej 30 milionë euro te Milani, ofertë që sipas medieve italiane pritet të pranohet nga Rossonerët.
Kësisoj Milan do të fitojë po aq para sa ka shpenzuar për ta afruar polakun një vit më parë nga Genoa. /Telegrafi/