Telegrafi

Newcastle “detyrohet” t’i shesë Liverpoolit yllin e ekipit për shkak të problemeve financiare

Newcastle mund të mbetet e detyruar ta shesë yllin e ekipit për të respektuar rregullat e fitimit dhe të qëndrueshmërisë në Ligën Premier, sipas një raportimi të ri.

Është e mundshme që ‘Laraskat’ të shesin disa lojtarë nëse duan të bëjnë transferime këtë verë, me një numër të yjeve të ekipit duke përfshirë Anthony Gordon dhe Alexander Isak që mund të largohen po ashtu.

Njëri prej lojtarëve të tyre i cili u transferua verën e kaluar për 6.5 milionë euro, mund të dhurojë një mundësi të mirë për të siguruar disa para, ani pse raportimet sugjerojnë se palët po ngurrojnë të ndajnë rrugët me njëri-tjetrin.

19-vjeçari u largua menjëherë në huazim pasi iu bashkua klubit anglez nga Odense Boldklub, duke shijuar një sezon të mirë me Feyenoordin në Eredivise nën urdhrat e trajnerit të ri të Liverpoolit, Arne Slot.

Lojtari në fjalë është Yankuba Minteh, i cili sipas The Telegraph mund t’iu sigurojë ‘Laraskave’ 40 milionë euro nga shitja e tij me Liverpoolin që është mjaft i interesuar për shërbimet e tij.

Minteh kishte shënuar 11 gola në 33 ndeshje në Holandë sezonin e kaluar duke i bërë përshtypje të madhe Slot, me këtë të fundit që mund të shtyjë përpara për transferimin e reprezentuesit të Gambisë.

Lexo po ashtu Ylli i Liverpoolit i kërkon largimin trajnerit Arne Slot, dëshiron të transferohet tek ndonjë nga rivalët e Ligës Premier

Raportimi sugjeron se 45-vjeçari beson që Minteh ka potencialin e duhur për t’u bërë njëri prej sulmuesve të rinj më të mirë në Evropë, dhe ishte plot lëvdata për të gjatë kohës sa punuan së bashku.

Megjithatë nuk është vetëm Liverpooli ekipi që është interesuar për shërbimet e tij.

Siç shton tutje raporti, Minteh ka oferta edhe nga disa klube të ndryshme në Itali dhe në Gjermani./Telegrafi/