Telegrafi

Newcastle 1-2 Arsenal: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Arsenali ka arritur të fitojë në udhëtim te Newcastle United me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e  pestë të Ligës Premier.

Skuadra e Unai Emery ka marr fitoren e tretë radhazi në kampionat duke arritur të ngjiten mirë në renditjen tabelore.

Golat në këtë ndeshje për Topçinjtë u shënuan nga shqiptar Granit Xhaka (49′) dhe Mesut Ozil (58′), ndërsa për mysafirët shënoi Ciaran Clark (90+).

Lexo po ashtu Arsenali fiton në udhëtim te Newcastle, Xhaka shënon supergol nga gjuajtja e lirë

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht mesfushori shqiptar Xhaka, i cili u notua me 7.8, po aq sa u notua edhe Ozil.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin mysafirë, Martin Dubravka, i cili u notua me 5.4.

Paraqitje brilante pati edhe Shkodran Mustafi, që ishte mbrojtësi më i vlerësuar me notë 7.2. /Telegrafi/  

Newcastle:

Arsenal: