Site icon Telegrafi

New Yorku rikthen kufizimet për baret dhe restorantet shkaku i coronavirusit

Andrew Cuomo ka vendosur kufizime të reja në New York, ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve të coronavirusit.

Guvernatori demokratik njoftoi sot se, duke filluar nga e premtja, baret dhe restorantet me drejt të shitjes së pijeve alkoolike, do të detyrohen të mbyllin hapësirat e tyre të brendshme deri në orën 10 të mbrëmjes, raporton theguardian.

Palestrat gjithashtu duhet të mbyllen nga ora 10 e mbrëmjes gjersa edhe tubimet private nuk duhet të kenë më shumë se dhjetë persona, transmeton Telegrafi.

“Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen, ne do të marrim masa më të rrepta”, tha Cuomo.

Njoftimi i Cuomos erdhi ndërsa dje SHBA-ja vendosi një rekord tjetër ditor me raste të reja, duke konfirmuar 136,325 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Gjithashtu vlen të theksohet edhe 1,420 amerikanë të tjerë vdiqën nga coronavirusi. /Telegrafi/

Exit mobile version