Telegrafi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Për herë të parë në shtatë vjet, New York humbi titullin e kryeqytetit botëror të miliarderëve.

Në vitin 2020, Pekini tejkaloi “Mollën e Madhe”, sepse tani ka 33 miliarderë më shumë.

Pekini tani është në vendin e parë sepse saktësisht ka 100 njerëz me një pasuri me vlerë një miliard dollarë ose më shumë, ndërsa në New York ka 99 të tillë.

Të dhënat i publikoi revista Forbes, e cila tregon se një e katërta e 2,755 jashtëzakonisht të pasur jetojnë në vetëm 10 qytete të botës.

Gjithashtu, deri në 10 për qind e miliarderëve në botë ndodhen në katër metropolet kineze.

Sidoqoftë, edhe pse New Yorku është në vendin e dytë, pasuria totale e miliarderëve të saj është 560.5 miliardë dollarë, që është më shumë sesa njerëzit e pasur të Pekinit “vlejnë” (484.3 miliardë dollarë).

Banori më i pasur i kryeqytetit kinez, me një pasuri neto prej 35.6 miliardë dollarësh është Zhang Jiming, ndërsa Michael Bloomberg është banori më i pasur i New Yorkut, me një pasuri prej 59 miliardë dollarësh. /Telegrafi/