Dua Lipës ia ka kushtuar një artikull të veçantë gazeta e njohur amerikane “New York Times”.
“Jam në qiellin e nëntë”, ka thënë Dua Lipa në fillim të bashkëbisedimit duke shtuar se “Po përjetoj kohën më të mirë”.
Gazeta njujorkeze shkruan edhe për hitin e ri “Scared to Be Lonely”, premierën e të cilit e bëri në emisionin e falshëm “The Tonight Show”, transmeton Telegrafi.
“Performanca në emision ishte veç një hap i mirë në karrierën e këngëtares 21-vjeçare, e cila të premten lanson albumin debutues ‘Dua Lipa’. Ajo ka siguruar miliona dëgjime për këngën ‘Hotter Than Hell’, ‘Blow Your Mind’ dhe ‘Be the One’, ndërsa kënga ‘Scared to Be Lonley’ ia ka siguruar më shumë se 250 milionë transmetime”, shkruan ndër të tjerash “New York Times”.
“Zonjusha Lipa ka zë ku është rritur me hite dhe tani po i shkruan të sajat”, shkruan ndër të tjerash NYT, duke shtuar se ajo është shqiptare dhe babanë e ka muzicient të famshëm në Kosovë.
Intervistën e plotë të këngëtares Dua Lipa me “New York Times” mund ta lexoni KËTU.
Theksojmë se albumi i parë i këngëtares shqiptare do të dal në shtije nesër (e premte). /Telegrafi/