Lufta në Ukrainë po vazhdon prej shtatë ditësh dhe një nga gazetat më të njohura amerikane, New York Times, pretendon se zyrtarët kinezë i kërkuan Rusisë të priste për sulmin deri në fund të Lojërave Olimpike Dimërore që u zhvilluan në Pekin në muajin shkurt.
Sipas informacioneve të tyre, të gjitha vendet perëndimore kishin informacion për sulmin rus, sikurse edhe kinezët, të cilëve nuk iu pëlqeu momenti kur Vladimir Putin planifikoi pushtimin e Ukrainës.
Prandaj dyshohet se kanë rënë në kontakt për të shtyrë sulmin deri në përfundimin e garës së madhe sportive.
Putin u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin më 4 shkurt përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike. Moska dhe Pekini më pas lëshuan një deklaratë prej 5000 fjalësh duke thënë se partneriteti i tyre nuk ka kufij, duke dënuar zgjerimin e NATO-s.
NEW: Senior Chinese officials asked senior Russian officials to delay an invasion of Ukraine until after the Winter Olympics, according to U.S. & European officials. They cited a Western intelligence report. Xi & Putin met on Feb. 4. w/ @julianbarnes. https://t.co/BSOuytWGKj
— Edward Wong (@ewong) March 2, 2022
Zyrtarë të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë aleate e përcollën lajmin se kur Putini mund të sulmonte Ukrainë pas atij takimi, shkruan New York Times.
Kujtojmë, Lojërat Olimpike Dimërore zgjatën nga 4 deri më 20 shkurt dhe pak ditë më pas filloi lufta në Ukrainë.
Rusët nisën zyrtarisht një sulm ndaj Ukrainës më 24 shkurt dhe situata ishte e shqetësuar disa ditë më parë. /Telegrafi/