Telegrafi

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e coronavirusit

Guvernatori Andrew Cuomo ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në New York, me 76 banorë që kanë rezultuar pozitiv ndaj coronavirusit. 

Deklarata erdhi sot, me guvernatorin që zbulon se numri i rasteve në New York është pothuajse dyfishuar në 24 orët e fundit, transmeton Telegrafi. Të premten, 44 persona u konfirmuan se kishin sëmundje.

23 raste të reja në qark janë zbuluar që nga e premtja, dhe të gjitha kanë të bëjnë me avokatin e New Rochelle i cili u diagnostikua si rasti i parë i shtetit në fillim të kësaj jave.

Situata ka bërë që 40 mjekë dhe infermierë të kalojnë në vetë-karantinë në mes të frikës se ata janë ekspozuar shumë me virusin vdekjeprurës. /Telegrafi/