Telegrafi

New York, New Jersey dhe Connectitut do t’u kërkojnë vizitorëve të shteteve të tjera të SHBA-së, vetizolimin pas mbërritjes në vendet e tyre

Derisa numri i rasteve të reja me coronavirus u rrit në shumë zona të SHBA-së, New York, New Jersey, dhe Connectitut – do t’ju kërkojë vizitorëve të shteteve me shkallë të lartë infeksioni të vetizolohen pas mbërritjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi erdhi pas rritjeve rekorde të rasteve me coronavirus që nga fillimi i krizës shëndetësore në fillim të marsit.

Vetëm në mbarë vendin u raportuan gati 36 mijë raste të reja me coronavirus të martën, raporton Reuters.

Shtetet që do i nënshtrohen karantinës 14 ditore janë: Alabama, Arkansas, Arizona, Florida, Karolina e Veriut, ajo e Jugut, Teksasi, Washingtoni dhe Utah, tha guvernatori i New York, Andrew Cuomo në një konferencë.

“Mendoj që ky është një vendim i duhur”, u shpreh guvernatori i New Jersey, Phil Murphy. /Telegrafi/