Mbrëmë është luajtur vetëm një ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
San Antonio Spurs kanë pësuar humbjen e dytë rresht gjatë ditëve të fundit në kuadër të NBA-s.
New York Knicks kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Madison Square Garden kundër “mamuzave” me rezultat 130:118.
Shooters shoot. Career-high 8️⃣ 👌s for @wholeteamDot #WHOLETEAM pic.twitter.com/vpRho0P0my
— NEW YORK KNICKS (@nyknicks) February 25, 2019
Për asnjë moment nuk e kanë vënë në dyshim fitoren e tyre vendasit, duke i fituar të gjithë katër çerekët e ndeshjes.
Basketbollisti më efikas në parket te njujorkezët ishte Damyean Dotson, i cili realizoi 27 pikë gjersa me dy basketbollistë të tjerë regjistruan “double-double”. Kevin Knox pati 19 pikë dhe dhjetë kërcime gjersa Dennis Smith Jr. shtoi 19 pikë dhe kishte 13 asistime.
Te bardhezinjtë më i miri ishte DeMar DeRozan me 32 pikë gjersa LaMarcus Aldridge realizoi 18 pikë.
Pas kësaj, San Antonio zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore ndërsa New York renditet i 15-të në Konferencën Lindore. /Telegrafi/
https://youtu.be/zrmZ7IBcGM4?t=28