Site icon Telegrafi

New York City do t’ua paguajë 180 mijë euro tri grave myslimane, që u detyruan t’i heqin mbulesat për të bërë fotografinë e arrestit (Foto)

Gjykata federale me bazë në Brooklyn, ka urdhëruar zyrtarët në New York City t’i paguajnë 180 mijë eurove, tri grave myslimane që ishin detyruar t’i heqin mbulesat për të bërë fotografitë në qendrën e ndalimit.

Rasti ishte hapur gjatë vitit 2012, kur një 16-vjeçare e ndaluar për përleshje me dy bashkëmoshatare, ishte detyruar të hiqte shaminë për të shkrepur imazhin, transmeton Telegrafi.

Megjithëse u lirua nga mbajtja, fotografia ku shfaqej e zbuluar ishte bërë thelbi i problemit.

“Refuzoi ta hiqte, andaj e dërguan në një dhomë të izoluar, ku dy police ia larguan me forcë dhe e fotografuan”, shpjegon avokatja Tahanie Aboushi.

Avokatja Aboushi

Adoleshentja pretendon se është ndjerë e ‘ekspozuar dhunshëm dhe e shqetësuar’ ndërsa qëndroi pa mbulesë për 20 minuta para policeve dhe të arrestuarave.

Së bashku me këtë rast që u hap më 2015, janë shpalosur edhe dy të tjera. Njëra prej të cilave pretendon se i hoqën mbulesën me dhunë, duke mos i ofruar asistencën e policeve, ndërsa tjera thotë se u zbulua në vendin e ngjarjes.

Për të gjitha këto, gjykata urdhëroi që të triave t’ju ndahen nga 60 mijë euro, si dëmshpërblim ndaj shkeljeve të rregullave religjioze. /Telegrafi/

Exit mobile version