Telegrafi

Me “New Rules” të Dua Lipës bëjnë thirrje për rregulla të reja në vendin e punës

“New Rules” i Dua Lipës është bërë hit ndërkombëtar dhe motivim për shumëkënd që të merr iniciativa të ndryshme.

Kënga, e cila është shikuar mbi 1.3 miliard herë në YouTube, ka motivuar një grup të talentuar të aktorëve me emrin “Wellington Law Revue” për të ripërpunuar këngën e bukuroshes sonë.

Në fakt, kënga është bërë një shtytje e madhe për të kërkuar edhe rregulla të reja në vendin e punës.

Artistët raportohet se kanë kaluar muaj të tërë duke xhiruar versionin e tyre të këngës, përmes së cilës i janë referuar sulmeve seksuale në vendin e punës.

Theksojmë se pjesëmarrës në videon e veçantë ishin të dy gjinitë, të cilët për qëllim kishin të tregojnë se institucionet ligjore janë vonuar shumë në vendosjen e disa rregullave të reja në vendin e punës.

Lexo po ashtu Dua Lipa pagoi 15 mijë euro për super vilën në Antalia dhe kishte në dispozicion 24 orë një helikopter privat

Ndërkohë, projekti muzikor ka marrë komente pozitive dhe përgëzime për bashkimi të iniciativës “Me Too”.

Kjo e fundit është lëvizje e themeluar me qëllim të inkurajim të femrave të tregojnë rrëfimet e tyre të ngacmimeve seksuale.

Ndryshe, “Wellington Law Revue” janë grup i studentëve që në fokus ka kryesisht çështjet shoqërore, është mirëpritur nga publiku i gjerë. /Telegrafi/