Telegrafi

“New Rules” e Dua Lipës, kënga e javës (Video)

“New Rules” po pritet shumë mirë prej publikut.

Kënga e re e Dua Lipës është parë mbi 35 milionë herë në YouTube.

Madje, revista e mirënjohur britanike “The Guardian” e ka përzgjedhur si këngën e javës.

“New Rules e Dua Lipës: Një rriskë perfekte e verës”, shkruan The Guardian.

Jo vetëm kaq, sukseset për Duan nuk kanë të ndalur. “Dua hyn në një konkurrecë për hitin e verës”, ka shkruar “The Guardian”.

Dua është e veçantë si për zërin, ashtu paraqitjet skenike. “New Rules” u shoqërua edhe me një videoklip i cili u realizua në mënyrë perfekte dhe si i tillë ishte shumë unik, kështu duke u bërë krye-temë e medieve botërore

Ndryshe, Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/