Telegrafi

“New Rules” e Dua Lipës arrin një miliard dëgjime në “Spotify”

Edhe një sukses i këngëtares shqiptare në karrierën muzikore.

Dua Lipa vazhdon të mbetet një prej këngëtareve më të dëgjuara në platformën numër 1 në botë të muzikës, “Spotify”.

E për të dëshmuar këtë më së miri flet kënga “New Rules”, e cila deri më tani është dëgjuar mbi një miliard herë.

“New Rules është dëgjuar një miliard herë në Spotify. Është bërë këngëtarja e dytë femër që arrin një rekord të tillë”, shkruan në njoftimin e Spotify.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet artistja shqiptare përmes rrjeteve sociale teksa i ka falënderuar të gjithë fansat.

“Mirëmëngjesi. Një miliard dëgjime në Spotify!!!! Shumë dashuri dhe mirënjohje për të gjithë që po dëgjojnë muzikën … faleminderit, faleminderit! Kjo është shumë ‘cool’”, ka shkruar ajo në Instagram.

Lexo po ashtu Mes Prishtinës dhe Londrës, Dua Lipa zgjedh Prishtinën

Theksojmë se kënga e publikuar në korrik të vitit të kaluar deri më tani është shikuar mbi 1.5 miliard herë në YouTube.

Ndryshe, 23-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/