Dua Lipa ka arritur edhe një sukses në rrafshin ndërkombëtar.
E gjithë kjo në saje të hitit botëror “New Rules”, i cili deri më tani është parë mbi 315 milionë herë në YouTube.
Kjo i ka sjell edhe ngritje në renditjen e listave botërore, duke përfshirë edhe në atë të televizionit të mirënjohur MTV.
Në fakt, në klasifikimin evropian të gjiganti mediatik, kënga e këngëtares shqiptare renditet në vendin e tretë.
Në këtë formë, Dua ka lënë pas në klasifikim edhe videoklipin e Taylor Swiftit “Look What You Made Me Do”.
Theksojmë këngëtarja ka paralajmëruar se “New Rules” do të vijë edhe në versionin indian.
Ndryshe, shumë shpejt këngëtarja pritet të nis një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazil. /Telegrafi/