Telegrafi

Nevojiten 70 milionë euro për skema mbështetëse (Video)

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka deklaruar në emisionin Euro Tribuna në Tribuna Channel, se 46 milionë euro të ndara për skema mbështetëse për bujqit nuk janë të mjaftueshme.

Ai thotë se për të arritur në masë të mjaftueshme kapacitetin absorbues dhe kërkesën ekzsituese, duhen 70 milionë euro.

Por, megjithatë, Krasniqi ka thënë se nuk e sheh të mundshme këtë rritje prej 70 milionësh, por se si qëllim i Ministrisë është që së paku të kenë 50 milionë euro për vitin e ardhshëm për skemat mbështetëse.